75 Mall Live Search
16:00 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / Z S

Ministrja e Drejtësisë bashkohet me gratë veterane të UÇK-së në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Në kuadër të fushatës “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore” ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati një bashkëbisedim me gratë veterane të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Ministrja Albulena Haxhiu gjatë këtij takimi të rëndësishëm, theksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë ndaj promovimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në shoqëri. 

Gjatë këtij bashkëbisedimi, u ndanë përvoja dhe kujtime të rëndësishme nga periudha e luftës, duke vënë në pah rolin historik të grave në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përjetimet që kanë pasur ato dhe ndikimi i tyre në jetën në vazhdim. 

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për mënyrat se si të avancohen të drejtat e grave dhe të sigurohet pjesëmarrja e tyre më e gjerë në vendimmarrje dhe jetën publike./Indeksonline/