75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / Z S

Policia fton shoferët, që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë

Në vendin tonë sot ka filluar të reshë përsëri borë.

E me këtë rast Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka ftuar shoferët, që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë

‘’Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë’’, thuhet në komunikatën e PK-së./Indeksonline/