Mbrojtësi i Liverpulit humb ndeshjen ndaj Manchester Cityt

Liverpuli ka marr një lajm të keq para derbit me Manchester Cityn.
Mbrojtësi francez, Ibrahima Konate ka pësuar një lëndim dhe nuk do të luaj të dielen, shkruan IndeksOnline.
25-vjeçari është lënduar në fitoren 2-0 të Liverpulit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Kjo do të jetë një kokëdhimje për trajnerin Arne Slot, pasi Konate së bashku me Van Dijk kishin krijuar një ”mur” në mbrojtje.
“Kaq zhgënjyese të marr këtë dëmtim. Tani fillojmë procesin e rimëkëmbjes por një gjë premtoj është se do të kthehem dhe do të jem më i miri që mund të jem edhe një herë”, ka shkruar Konate.
Ndeshja ndaj Manchester Cityt do të jetë vendimtare për skuadrën e Liverpulit, pasi ”Redsat” janë lider të tabelës me 31 pikë, tetë më shumë se cityzens./IndeksOnline/