75 Mall Live Search
18:26 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / MSH

Komuna e Shtimes po bëhet me objekt të ri, kryetari Aliu jep detaje mbi kontratën

Komuna e Shtimes tani do të ketë një objekt të ri.

Kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, bëri të ditur se sot nënshkroi kontratën 2.5 milionëshe, të financuar nga vet komuna, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas kryetarit, ky objekt i ri do të ketë domethënie të veçantë për komunitetin, shkruan IndeksOnline.

 “Arkitektura e këtij objekti do të përçojë mesazhe të forcës, kujtesës dhe bashkimit, duke pasqyruar rëndësinë e Masakrës së Reçakut në procesin e luftës për pavarësi dhe drejtësi. Së shpejti do ta vendosim gurthemelin e këtij objekti modern e dinjitoz”, shkroi Aliu në facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Objekti i ri i Komunës po ndërtohet

Me kënaqësi të veçantë, sot nënshkrova kontratën për ndërtimin e objektit të ri të Komunës së Shtimes, investim madhor prej 2.5 milionë eurosh, financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunës së Shtimes.

Objekti i ri i komunës do të mbajë një domethënie të veçantë për komunitetin tonë.

Arkitektura e këtij objekti do të përçojë mesazhe të forcës, kujtesës dhe bashkimit, duke pasqyruar rëndësinë e Masakrës së Reçakut në procesin e luftës për pavarësi dhe drejtësi.

Së shpejti do ta vendosim gurthemelin e këtij objekti modern e dinjitoz.

Lokacioni i ri i objektit do t’i hap rrugë ndërtimit të sheshit në qendër të Shtimes dhe parkingut nëntokësor.

Edhe një premtim i përmbushur.