75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Shkarkimi i Ten Hag dhe emërimi i Ruben Amorim i kushtoi miliona euro Manchetser United

Manchester United ka pasur rezultatet zhgënjyese në vitet e fundit.

Klubi javë më parë vendosi të shkarkojë nga pozita e trajnerit, holandezin Erik Ten Hag, shkruan IndeksOnline.

Në vend të tij u emërua tekniku portugez, Ruben Amorim.

E kjo i kushtoi Manchester United miliona euro.

United pagoi rreth 21.4 milion funte për të shkarkuar Erik ten Hag dhe për të punësuar Ruben Amorim, raporton The Guardian./IndeksOnline/