U pyet se a do të qëndronte te Barcelona? Jep përgjigjen Christensen

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen ka folur rreth të ardhmes së tij.
Danezi, i cili aktualisht është i lënduar që nga fillimi i sezonit u pyet nësë do të qëndronte te Barcelona.
Të qëndrosh te Barça? Po, do të qëndroj!”, u shpreh Christensen.
🔵🔴 Andreas Christensen asked about his future: “Staying at Barça? Yes, I will stay!”. pic.twitter.com/YsSYTUh1Qk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 30, 2024
Danezi, u lidh edhe me një largim nga “Blaugranët” pas konkurrencës së fortë në mbrojtje.
Mbrojtësi 28-vjeçar, është pjesë e Barcelonës që nga viti 2022, ku ka bërë 75 paraqitje, ku gjatë kësaj periudhe ka fituar La ligën dhe Superkupën e Spanjës./IndeksOnline/