75 Mall Live Search
18:01 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / MSH

Hoxha thotë se është sekuestruar sasi e madhe e armatimit, që dyshohet se lidhen me sulmin e djeshëm në “Ibër Lepenci”

Policia e Kosovës ka ekspozuar në kampin e njësive speciale “Enver Zyberi” në Mitrovicë një arsenal armësh që janë kapur gjatë bastisjeve në Zubin Potok dhe Zveçan, që kanë pasuar sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Ibër-Lepencit.

Ministri Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se janë arrestuar 8 persona.

“Ky sulm nuk është vetëm i orkestruar, por edhe i mirë organizuar nga organizata terroriste. Qëllimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të qytetarëve të Kosovës. Në 10 lokacione janë kryer kontrolle me ç}rast janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore tetë persona të dyshuar”, deklaroi Sveçla.

Komandanti suprem i Policisë së Kosovës, Gazmend Goxha, ka thënë se janë konfiskuar 200 uniforma ushtarake, raketahedhës e pajisje të tjera, që dyshohet se lidhen me sulmin e djeshëm terrorist dhe raste të mëhershme.

“Në bazë të hetimit të vendit të ngjarjes dyshohet se në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit 15-20 kg, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë dhe e cila është aktivizuar me detonatorë mekanikë përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme. Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe që është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona,  si dhe duke rrezikuar tejmase edhe me energji elektrike, por edhe rrezikun për pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Kosovës”, u shpreh ai.

May be an image of text
May be an image of 1 person
May be an image of campsite
No photo description available.