Ruben Amorim shijon fitoren e parë si trajner te Manchester Unitedi në Premier League

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore në javën e 13-të në Premier League, pasi mposhti 4:0 Evertonin në “Old Trafford”.
Në pjesën e parë, “Djajtë e Kuq” shënuan dy gola me anë të sulmuesve: Marcur Rashford dhe Joshua Zirkzee, shkruan Indeksonline
Edhe në pjesën e dytë skuadra vendase shënoi dy gola tjerë, dhe ishin pikërisht, Rashford dhe Zirkzee që shënuan për t’i dhënë fitoren ekipit të tyre.
Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Ruben Amorim në Premier League.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e 9-të./Indeksonline/