75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / G T

“Hajde miku im”, Kumbulla mesazh Bove-s: Mezi pres të të përqafoj!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla ka shkruar një mesazh mbështetje për Edoardo Bove.

Bove sot pati një incident në ndeshjen kundër Interit ku u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Indeksonline

Kumbulla i cili ka luajtur bashkë me të në Romë, ka shkruar një mesazh motivues për lojtarin e Fiorentinas.

“Hajde miku im! Mezi pres të të përqafoj, të dua!”, ka shkruar Kumbulla në rrjetet sociale

Kujtojmë që lojtari momentalisht është në spital, në gjendje stabile – por në kujdes intensiv./Indeksonline/