75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / G T

Mirlind Kryeziu shënoi gol në derbin e Cyrihut dhe kualifikoi skuadrën e tij

Skuadra e Zurich-ut ka shënuar fitore në Kupën e Zvicrës me rezultatin minimal 1:0 ndaj Grasshoppersit.

Golin e fitores në derbin e Cyrihut e shënoi mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, shkruan Indeksonline

Kryeziu shënoi me kokë në minutën e 71-të, duke mjaftuar që ta kualifikojë skuadrën e tij drejt raundit të radhës në Kupën e Zvicrës.

Kujtojmë që te Grasshoppers luan mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, i cili u eliminua me skuadrën e tij./Indeksonline/