75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / H F

“Billboard” shpall Beyoncen yllin më të madh të muzikës!

“Billboard” e ka shpallur Beyoncén yllin më të madh të muzikës pop të shekullit të 21-të, duke e renditur në krye të një liste që thekson ndikimin e saj gjatë 25 vjetëve të karrierës.

Andrew Unterberger, redaktor i “Billboard”-it, shpjegoi se vendimi për ta renditur Beyoncén në këtë pozitë ka ardhur pas një vlerësimi të thellë për sukseset e saj të jashtëzakonshme.

Beyoncé ka fituar deri tani 32 çmime “Grammy” dhe pritet të fitojë më shumë në ceremoninë e ardhshme të vitit 2024, falë albumit të saj të fundit, Cowboy Carter.

Po ashtu, ajo ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në listat e “Billboard”-it, me nëntë këngë që kanë arritur vendin e parë dhe 24 këngë të tjera që janë renditur në top 100 më të mirat.

Gjashtë nga albumet e saj kanë kryesuar tabelën e “Billboard”-it 200, duke nisur me albumin debutues Dangerously In Love të vitit 2003.