75 Mall Live Search
19:07 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / S Z

LDK del e para me listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku janë votuar emrat e propozuar të kandidatëve për deputet, që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas kësaj mbledhje LDK-ja ka bërë publike 110 kandidatët që do të pjesë e listës.

Këta janë 110 kandidatët e LDK-së të cilët do të jenë në garë për deputetë në zgjedhjet e 09 shkurtit:

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo është lista më përmbajtësore e më profesionale, pasi që përmban individ me integritet personal e politikanë me përvojë shembullore.

“Dhe ky votim i sotëm i juaji, do t’i sjellë qytetarëve tanë, votuesve e jetuesve të Republikës, listën më përmbajtësore, më profesionale e më unitare, që Kosova ka sot. Ajo në vete përmban jo vetëm propozimet që burojnë nga vet baza jonë, por mbanë dhe vendimmarrësit e ardhshëm, të katër viteve të ardhshme, të gjithë jetës institucionale e politike në vend. Përmban individ me integritet personal, politikanë me përvojë shembullore, përmban të rinj e të reja që tek nisin rrugëtimin e vet politik, por mbi të gjitha, përmban ëndrrën e secilit prej nesh për ndryshim, për bërjen e Republikës sonë, vend të jetueshëm, në mirëqenie e në udhëtim identitar drejt komunitetit euroatlantik. Prandaj, si i tillë, ky moment i sotëm është i veçantë. Prandaj, si i tillë, ky moment i sotëm, është jetik në përmasa që kalojnë këtë dhomë e këtë sallë”, ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/