Sot mot i ftohtë dhe me vranësira

Gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.
Nëpër vise më të larta reshjet do të jenë dëbore, duke formuar shtresa të reja të borës.
Reshjet pritet të vazhdojnë edhe përgjatë natës me kalimin në ditën e premtë.
Temperaturat minimale zbresin në 2 dhe 3 gradë Celsius, e maksimalet pa ndonjë ndryshim, gjatë ditës shkojnë deri në 4 gradë.
Frynë erë verilindore mesatare 4-9m/s, njofton Prishtina Weather.