75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / G T

“City ende është në luftë për titull”, Gael Clichy flet për garën në Premier League: Kjo ligë është ndryshe!

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore mbrëmë ndaj Nottingham Forest me shifrat 3:0.

Pasi që i kishte disa rezultate negative në të gjitha garat, shumëkush e largoi nga gara për titull ekipin e Pep Guardiolas, shkruan Indeksonline

Për këtë situatë ka folur legjenda e futbollit francez, Gael Clichy.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Manchester Cityt tha se është herët për ta larguar ekipin e Pep Guardiolas nga gara për titull.

“Përderisa matematikisht asgjë s’ka përfunduar, nuk mund të themi se Manchester City është jashtë garë për titull.

“Premier League është një nga ligat më të forta në botë. Tri ditë më parë kishte një shkëputje prej 11 pikëve dhe më pas ekipi i Liverpoolit barazoi”, u shpreh Clichy.

Kujtojmë se skuadra e Liverpoolit është me 35 pikë në pozitën e parë, vetëm shtatë pikë më shumë se vendi i dytë, Chelsea dhe vendi i tretë, Arsenali.

Kurse Manchester City është me 26 pikë në pozitën e katërt në Premier…/Indeksonline/