75 Mall Live Search
11:08 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

Mungesa e kuorumit bën të dështojë mbledhja e Komisionit për buxhet

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar vijimi i mbledhjes së Komisionit për buxhet, punë dhe transfere.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej Projektligji për bankat, si dhe ndryshimi dhe plotësimi e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Paraprakisht dështoi edhe mbledhja e Komisionit për ekonomi, ndërmarrësi dhe tregti, për po të njëjtën arsye.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej Projektligji për inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut. Krahas kësaj pike, në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i vendimit të presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit./IndeksOnline/