Policia e Kosovës ka një thirrje për këmbësorët

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve që të respektojnë rregullat e trafikut, duke u kujdesur kështu për sigurinë e vetes.
“Për sigurinë tuaj, vishni rroba të ndritshme ose mbani me vete materiale reflektuese apo dritë të bardhë gjatë natës, për t’iu ndihmuar juve dhe ngasësve që të jeni të dukshëm!”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më poshtë gjeni këshillat e policisë për këmbësorët:
-Bëhu i dukshëm!
-Përdor vendkalimin e këmbësorëve!
-Respekto semaforin!
-Shiko majtas, shiko djathtas, shiko majtas edhe një herë pastaj kalo!
-Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet e tjerra të ngjashme që mund t’ju hutojnë!
-Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar!
-Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë!
-Kujdesi shpëton jetë!