Jeremy Doku: Jemi ende në dhjetor, le të mendojnë se ka mbaruar lufta për titull!

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Jeremy Doku ka folur për sezonin aktual të Premier League duke thënë në njëfar mënyre se lufta për titull ende s’ka mbaruar.
Doku dhe skuadra e tij, Manchester City janë në krizë të rezultateve gjatë javëve të fundit, por mbrëmë arritën fitore ndaj Nottingham Forest dhe sulmuesi anësor ishte një prej golashënuesve, shkruan Indeksonline
Gjatë një interviste për gazetarin e Goal.com, Richard Martinin – Doku tha se lufta për titull ende s’ka mbaruar.
“Ne jemi ende në dhjetor. Nëse ata mendojnë se lufta për titull ka mbaruar, le të mendojnë ashtu.
‘Ne do të tentojmë të fitojmë në çdo ndeshje që është e mundur.
“Dhe pastaj do shohim në fund”, u shpreh Jeremy Doku
Kujtojmë që skuadra e Liverpoolit është duke kryesuar tabelën e Premier League me 35 pikë, kurse City është në pozitën e katërt me 26 pikë./Indeksonline/