Albena Reshitaj aderon në Partinë Guxo

Ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka ndryshuar parti.
Nga sot ajo do të jetë pjesë e Partisë Guxo. Kështu ka bërë të ditur Donika Gërvalla kryetare e kësaj partie.
”Mirë se vjen në Partinë Guxo, Prof. Dr. Albena Reshitaj!Një grua e fortë, me profesionalizëm të dëshmuar, i bashkohet Partisë Guxo.E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat. Angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri, duke i kthyer profesionalizmin dhe integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj”, ka shkruar Gërvalla.
Së bashku do të punojmë me guxim e vendosmëri për një Republikë të fortë e të zhvilluar të Kosovës, ka shtuar më tutje Gërvalla./Indeksonline/