Kalifornia goditet nga një tërmet me magnitudë 7.0

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në SHBA.
Raportohet se magnituda e tërmetit ka qenë 7.0 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë pranë brigjeve të Kalifornisë Veriore.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti u regjistrua në orën 10:44 të mëngjesit me orën lokale.
Ende nuk dihen pasojat e këtij tërmeti./Indeksonline/