75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / Z S

Kurti bëri homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës

Vizitën në Bosnjë e Hercegovinë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi, e filloi me homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë rrethimit të sarajevës.

Ai vendosi lule të freskëta në kujtim të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe gjatë rrethimit të qytetit të Sarajevës gjatë viteve 1992-1996.

Po ashtu bëhet me dije se Kurti, është takuar me dy anëtarë të Presidencës tripalëshe të Bosnjë e Hercegovinës.

Gjatë vizitës në Sarajevë, zhvilloi takime të ndara në Presidencën e Bosnjës me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.