Kosova pret të hënën një mysafir të lartë nga BE-ja

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras do të vizitojë Kosovën pas marrjes së detyrës zyrtare.
Të hënën ai do të mbajë një deklaratë për media në Prishtinë.
“Riho Terras, anëtar i Parlamentit Evropian dhe raportuesi i sapoemëruar i
përhershëm për Kosovën, do të japë një deklaratë shtypi si pjesë e misionit të tij treditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Eulex-it./Indeksonline/