75 Mall Live Search
15:21 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Choupo-Moting bëhet me skuadër të re, transferohet në Amerikë

Eric Maxim Choupo-Moting është bërë me skuadër të re.

Sipas gazetarit, Florian Plettenberg, sulmuesi kamerunas karrierën do ta vazhdoj në Amerikë, te skuadra e New York Red Bulls, shkruan IndeksOnline.

35-vjeçari është bashkuar si futbollist i lirë, dhe ka nëshkruar kontratë deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Choupo-Moting do të prezantohet shumë shpejt dhe do të nis aventurën te New York Red Bulls në janar të vitit 2025.

Ai ishte pa klub që nga muaji qershor, kur i skadoi kontrata me Bayern Munich./IndeksOnline/