75 Mall Live Search
16:23 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / G T

Alban Ajdini shënon dy gola në fitoren e Lausanne ndaj Zurichut

Skuadra e Lausanne ka shënuar fitore të madhe në javën e 17-të në Superligën e Zvicrës, pasi mposhti me shifrat 3:0 Zurichun.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kosovës, Alban Ajdini, shkruan Indeksonline

Fillimisht Ajdini bëri një asist te goli i parë i shënuar me anë të Koindredi dhe më pas shënoi dy gola në minutat, 64’të dhe 73’të.

Me këtë fitore, Lausanne shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e 4-të.

Kurse Ajdini shkon në kuotën e katër golave këtë edicion, plus dy asiste./Indeksonline/