75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / L K

Asambleistja e PDK-së në Prishtinë, ia bën “argatin” Përparim Ramës në votimin e buxhetit

Buxheti i Komunës së Prishtinës është votuar pas disa përpjekjeve. Këtë e ka ndihmuar edhe qëndrimi i asambleistëve të Vetëvendosjes në sallë të cilët i bën kuorumin.

“Argatin” komunës së udhëhequr nga Përparim Rama ia ka bërë edhe një asambleiste e PDK-së. Bëhet fjalë për Arbnora Ajetin.

Asambleistja e PDK-së ka qëndruar në sallë për të bërë kuorumin në asamble duke mos respektuar qëndrimin e partisë.

Ajeti i ishte bashkuar PDK-së nga AAK-ja në vitin 2022./Indeksonline/