Më në fund, po asfaltohet rruga te Ujëvara e Mirushës
Pas një periudhe të gjatë pritjeje, kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që çon drejt Ujëvares së Mirushës.
Punëkryes i projektit është Benita Company, e cila tashmë ka filluar realizimin e punimeve në terren, shkruan IndeksOnline.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen e vizitorëve drejt Ujëvarës së Mirushës.
Kujtojmë se Ujëvara e Mirushës është një prej destinacioneve më të vizituara turistike në Kosovë./IndeksOnline/

