Miratimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës, Manaj: Arritje e madhe e qeverisjes sonë

Kuvendi komunal i Prishtinës sot ka votuar buxhetin e vitit 2025. Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Shkëmb Manaj ka thënë se miratimi i Buxhetit të kryeqytetit i shpëton Prishtinës mbi 9 milionë euro, të cilat do përfshihen në plotë projekte infrastrukturore në interes të qytetarëve të Prishtinës.
“Kjo është arritje e madhe e qeverisjes tonë, e cila në çdo veprim pengohet nga partia në pushtet! Pas 9 shkurtit qeverisja e LDK-së e udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku, do të mbështet fuqishëm projektet zhvillimore të Prishtinës dhe te të gjitha komunave të Kosovës!”, ka thënë Manaj.