75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / AR

Modelja po lufton me kancerin, kapet mat nga fotografët, ky është reagimi i saj

Modelja italiane Bianca Balti së fundmi njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer në vezore. Edhe pse po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e saj, ajo po mendon pozitivisht.

“Shkova dhe zbulova se dhimbja në pjesën e poshtme të barkut ishte në fakt kanceri i vezoreve në fazën 3C. Ka qenë një javë plot frikë, dhimbje dhe lot, por edhe më shumë dashuri, shpresë, të qeshura dhe forcë. (Shihni këto foto për provë, ha, ha.) Kam një rrugë të gjatë për të bërë, por e di që do të fitoj.

Për veten tuaj, për të dashurit tuaj (vajzat e mia janë të parat) dhe të gjithë ju që keni nevojë për forcë – mund të huazoni disa nga të miat, sepse unë e kam për të kursyer. Kanceri deri më tani më ka dhënë mundësinë të gjej bukurinë pavarësisht pengesave të jetës”, ka shkruar Bianca krahas një fotoje nga shtrati i saj në spital, transmeton Indeksonline.

Ajo i humbi flokët për shkak të kancerit. Në publik, ajo thuajse nuk e heq buzëqeshjen nga fytyra e saj pavarësisht luftës së vështirë në jetë, ndaj këto ditë është fotografuar pas timonit të makinës së saj në rrugët e Milanos. Ajo buzëqeshi dhe bëri me dorë paparacët./Indeksonline/