75 Mall Live Search
15:01 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / Z S

Shala: Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me djalin e Jakup Krasniqit, Altinin që tashmë është edhe kandidat i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shala është shprehur se ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar.

‘’Një kafe me Altinin, djalin e bacës Jakup dhe me mikun, bashkëveprimtarin e ish deputetin, Enver Hoti. Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar – jo vetëm për trashëgiminë historike e politike të babait të tij, por edhe për atë që përfaqëson Altini si profesionist i ri dhe i angazhuar’’, ka thënë Shala.

Të priftë e mbara, Altin, ka shtuar më tutje deputeti I PDK-së./Indeksonline/