75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / AR

Pas lajmit për përdhunimin e një 13-vjeçareje, reagon Jay Z

Pas lajmit të bujshëm se është përfshirë në përdhunimin e një 13 vjeçareje së bashku me Sean Diddy, Jay Z ka reaguar menjëherë.

Në padinë e ngritur kundrejt tij pretendohet se dy reperët kanë droguar dhe përdhunuar të miturën në një festë të organizuar në vitin 2000.
Në një deklaratë, Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, e hodhi poshtë veprimin ligjor si një “përpjekje shantazhi”.

Reperi është shprehur se akuzat kanë pasur efekt të kundërt.
“Jo zotëri, pati efekt të kundërt! Më bëri që ta ekspozoj si mashtruesin që është, në mënyrë shumë publike. Kështu që jo, nuk do t’i jap një cent!” shtoi ai. Jay-Z theksoi se akuzat janë aq të rënda saqë viktima duhet të kishte bërë kallëzim penal, jo civil.