Një pejan shtiret trim në familje, policia ia gjen armën e mbushur

Stacioni policor në Pejё, mbrëmë, rreth orёs 21:50, ёshtё njoftuar nga viktima se nё fshatin Vitomiricё – Pejё, ёshtё sulmuar fizikisht nga i dyshuari (familjar i tij).
Njësitet relevante të stacionit policor në Pejё, menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty kanё takuar tё dyshuarin e kёtij rasti dhe gjatё kontrollit nё trupin e tij ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
- Njё (1) Armё pistoletё Taurus cal: 9mm
- Njё (1) karikator i sё njejtёs armë
- Katёrmbёdhjetё(14) gёzhoja cal: 9mm.
Gjatё intervistimit nga hetuesit, i dyshuari deklaron se ka shtёnё dy (2) herё nё ajёr me armёn e sekuestruar, pas intrevistimit ai me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.