Ambasadori Hovenier pensionohet pas misionit në Kosovë, shprehet mirënjohës për bashkëpunimin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në një ngjarje sot ka njoftuar për largimin e tij nga detyra pas periudhës së gjatë të shërbimit në Kosovë.
Hovenier do pensionohet pas një karriere të suksesshme diplomatike në Kosovë, ku siç tha SHBA-ja kontribuoi në forcimin e marrdhënieve me Kosovën që të avancohet në ato që ka arritur si shtet.
”Do të dal në pension pas 34-vjetësh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit”, deklaroi ai.
Ai ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin që kishte gjatë këtyre viteve në Kosovë, por edhe ndaj administratës Biden për mundësinë e dhënë.
Ndër të tjera Hovenier u shpreh se ambasadorët janë në fokus, ”por puna dhe përkushtimi i vërtetë vijnë nga të gjithë ju”, deklaronte ai mes të pranishmëve.
Këto komente ambasadori Hovenier i dha në ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON.