Salah shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor nga PFA-ja

Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor nga PFA-ja.
Salah, bëri paraqitje të mirë gjatë nëntorit ku kishte shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e muajit që lamë pas.
🚨🇪🇬 PFA Player of the Month: Mo Salah. pic.twitter.com/sX2i4feVpQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 10, 2024
Në nominim kanë qenë Matheus Cunha, Moises Caicedo, Joao Gomes, James Maddison, Joao Pedro dhe Mohamed Salah që u shpall fitues./IndeksOnline/