75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / A. M.

Goran Stojanoviq, kolonel i policisë që përplasi me veturë një grua në Mitrovicën Veriore

Një grua është lënduar si pasojë e një aksidenti të dielën që lamë pas në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Aty është përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se personi që përplasi gruan është koloneli i Policisë së Kosovës, Goran Stojanoviq.

Ai ka shkaktuar aksident dhe ka shkelur të dëmtuarën.

Kujtjomë se Inspektorati Policor ka nisur hetimet për rastin.

Ndërsa, Avni Zahiti nga PK-ja rajonale ka dhënë detaje rreth rastit.

“Një veturë e ka goditur një këmbësore. Diku rreth orës 17:00. Vetura e përfshirë është e Policisë”, u shpreh ai. /Indeksonline/