Sot mësohet se kush do të organizojë Botërorin e vitit 2030 dhe 2034

Në përputhje me statutet e FIFA-s, Këshilli i FIFA-s ka vendosur të thërrasë një Kongres të jashtëzakonshëm.
Kjo ngjarje do të mbahet në mënyrë online dhe pritet që të përcaktohen edhe nikoqirët e Botërorit 2030 dhe 2034.
Agenda of the Extraordinary FIFA Congress Tomorrow:
— Saudi On Demand (@SaudiTVEN) December 11, 2024
– Approval of the FIFA budget for the years 2023–2026
– Selection of host countries for the 2030 FIFA World Cup
– Selection of the host country for the 2034 FIFA World Cup
– Address by the FIFA President
– Announcement… pic.twitter.com/VYqa7vKEAd
Botërori i 2030-s, do të festojë 100-vjetorin e formimit të këtij kompeticioni, ku organizatorë pritet të zgjedhet Spanja, Portugalia dhe Maroku, me disa ndeshje që të zhvillohen edhe në Amerikën Jugore.
Ndërsa për vitin 2034, me shumë gjasë do të mbahet në Arabinë Saudite, ku është edhe i vetmi kandidat për organizim.
Ky kongres do të mbahet sot në orën 15:00./IndeksOnline/