Bien nga përdorimi WhatsApp, Instagram, Threads dhe Facebook

Rrjete sociale të shumta Meta, duke përfshirë WhatsApp, Instagram , Threads dhe Facebook po përjetojnë një ndërprerje të gjerë, duke përfshirë përdoruesit në SHBA, Indi dhe Izrael.
Sipas raportimeve, përdoruesit e aplikacioneve mund të mos jenë në gjendje të pranojnë mesazhet e tyre ose të përjetojnë pritje jashtëzakonisht të gjata, transmeton Indeksonline.
Një media raportoi se ndërprerjet dukej se preknin si versionin desktop ashtu edhe atë celular. Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ndërprerje.
Në Facebook, thjesht thotë “Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë sa më shpejt që të mundemi.”/Indeksonline/
