75 Mall Live Search
18:37 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / Z S

Mbërrin në Kosovë grupi i 37 rotativ i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it

Në Kosovë, sot ka zbarkuar grupi i 37 rotativ nga Polonia i Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i Eulex-it, Giovanni Pietro Barbano.

Ai ka falënderuar Poloninë për, siç ka thënë, mbështetjen e patundur në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës.

“Njësia Policore e Specializuar ka një ndikim kritik në mbështetjen e stabilitetit të Kosovës: si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës dhe në monitorimin e zhvillimeve të sigurisë”, ka shkruar ndër të tjera Barbano në X./Indeksonline/