Hojlund hero i Manchester United, fiton me përmbysje ndaj Plzen

Manchester United ka marr tre pikë të rëndësishme në Europa League.
“Djajtë e kuq” shënuan fitoren e tretë radhazi, duke e mposhtur në udhëtim Viktoria Plzen, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, ndërsa me të nisur pjesa e dytë, skuadra çeke kaloi në epërsi.
Ishte Matej Vydra i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Onana, dhe shënoi gol në minutën e 48-të.
Nuk vonoi shumë dhe Rasmus Hojlund barazoi shifrat në minutën e 62-të.
Sulmuesi danez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e fitores në minutën e 88-të.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Plzen ka 9 pikë./IndeksOnline/