Policia arreston një person, dyshohet se kreu vepren penale ‘’fajde’’

Polcia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme një person. Ai dyshohet se kreu veprën penale ‘’fajde’’
‘’Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me Sektorin Rajonal të Hetimeve – Gjakovë pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën penale ‘fajde’ ndaj viktimës mashkull kosovar, ka zbatuar masa të veçanta hetimore me ç’rast i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima mashkull kosovar’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
10.000 euro para të gatshme
një telefon
një veturë me targa vendore
si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/