75 Mall Live Search
12:32 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / mp

Lela mohon të ketë pëlqim për Fitimin, kritikon banorët për “ngacmim”

Lela është shfaqur e nervozuar në dhomën e gjumit.

Ajo me një ton të lartë po i kërkonte Gresës t’i tregonte se kush i kishte thënë asaj që e njëjta po i afrohet Fitimit.

“Kush të ka thënë ty që unë po i afrohem Fitimit? , e pyeste Lela, gjersa Gresa i tha që nuk i tregon.

“Më keni hëngër ymrin me këtë histori”, bërtiste Lela.

”Ku është problemi, e para dhe e fundit që folni për mua në këtë aspekt, më keni lodh! Marre duhet me ju ardhë, qe dy muaj që jam këtu po më gjykoni”, u shpreh Lela tejet e nervozuar.