75 Mall Live Search
14:36 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kenedy largohet nga Chelsea (Foto)

Robert Kenedy është larguar nga Chelsea. Futbollisti brazilian ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me Newcastle Unitedin.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte, transmeton IndeksOnline.

“Kenedy po shkon në Newcaslte. Ai është futbollist i ri dhe me potencial. Kenedy ka nevojë për këtë sfidë në këtë fazë të karrierës”, ka thënë Conte.

Kenedy u transferua në Chelsea gjatë vitit 2015, nga skuadra Fluminense. Ai ka bërë afro 15 paraqitje me Blutë e Londrës dhe ka shënuar një gol./IndeksOnline/