75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / Z S

Shorti i Shqipërisë ndaj Serbisë, reagimi paralajmërues i Ballistit

U zhvillua sot në Nyon të Zvicrës shorti për eleminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Canada e Meksikë.

Vëmendja kryesore e tifozerisë shqiptare ishte pa dyshim njohja e rivalëve të përfaqësueses kuqezi

Shqipëria do të përballet me Serbinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.

Për ndeshjen me Serbinë, Ballist Morina ka një paralajmërim dhe show.

”Më 14 tetor 2014 ishte hera e parë dhe si hera e parë duhej domosdoshmërisht t’mbahej mend nga pala ARMIQËSORE. Ata tashme janë t’zhvirgjëruar…UNË vetë nuk jam i interesuar më n’ta…i shumëzoj me 0Ky ishte nji njoftim për “RILNIDJEN” që mos u mprehni te m’arrestoni prapë si dikur për SHOW pasi pasojat do ishin t’pakalkulueshme…”

Ndeshjet kualifikuese pritet të nisin në muajin mars./Indeksonline/