75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Drenica gjen pasardhësin e ”profës”, zyrtarizon Arsim Thaçin

Arsim Thaçi është zyrtarizuar si trajner i ri i Drenicës.

Emërimi i tij vjen pas largimit të Bylbyl Sokolit, i cili ka vendosur të jetë kandidatë për deputetë nga Vetëvendosje, për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan IndeksOnline.

”Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t’i prijë ekipit në stinorin pranveror.

Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës.

Thaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe pervoja e tij besojmë që do të sherbejë që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë.

Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajnerit.”, thuhet në njoftimin e Drenicës./IndeksOnline/