75 Mall Live Search
17:47 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Trajneri i Serbisë flet për përballjen me Shqipërinë

Shqipëria do të përballet me Serbinë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin K, së bashku edhe me Anglinë, Letoninë dhe Andorën, shkruan IndeksOnline.

Por përballja me Serbinë ka bërë bujë të madhe, pasi kujtojmë që në vitin 2014, në Beograd, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre, pasi tifozët serbë kishin sulmuar edhe futbollistët shqiptarë në fushë.

E trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka komentuar përballjen me Shqipërinë.

“E di që përballjet me Shqipërinë do të jenë interesante edhe për arsye të tjera, por ne mendojmë vetëm për futbollin. Jemi në grup të vështirë me rivalë të fortë siç janë edhe Shqiptarët që kanë bërë shumë progres së fundi. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e UEFA Conference League”’, ka delaruar Stojkovic./IndeksOnline/