Kryeministri Kurti mbështetë protestat e studentëve në Beograd

Albin Kurti ka dhënë mbështetjen e tij të plotë për protestat e “studentëve” në Beograd. Këtë Kurti e ka deklaruar në gjuhën serbe të pastër në mes të Zagrebit, ku u është drejtuar mediave pas një takimi me Andrej Plenkoviqin.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbështetur sot protestat e studentëve dhe bllokadat e fakulteteve në Serbi.
“Serbia është një vend jodemokratik ku nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave”, tha Kurti në një fjalim para mediave pas takimit me kryeministrin kroat Plenkoviq.
Kujtojmë se kryeministri Kurti, ka qenë gjithmonë në vitet 90 në krye të protestave kundër Milloshviq, që njihet edhe si ‘kasap i Ballkanit’./Indeksonline/
