”Nuk jam babai bioligjik”, babai i Moukoko thotë se futbollisti ka gënjyer vitet

Youssoufa Moukoko është përsëri në qendër të mediave në Gjermani.
Futbollisti i Borusia Dortmun, i huazuar te Nice, raportohet se ka gënjyer rreth moshës së tij, shkruan IndeksOnline.
Joseph Moukoko i cili njohet si babai i tij, ka bërë deklarata interesante.
Ai ka thënë se Youssoufa Moukoko nuk është djali i tij biologjik dhe se sulmuesi gjerman është në fakt 24 vjeç, e jo 19.
“Unë deklaroj nën betim: Youssoufa Moukoko nuk është djali biologjik i meje apo gruas sime Marie Moukoko. Ai as nuk ka lindur më 20 nëntor 2004 në Yaoundé, Kamerun”, ka deklaruar ai.
Në fakt, televizioni ProSieben ka transmetuar një dokumentar ku Jozefi shkoi më tej, duke deklaruar se ai vetë mori përsipër të falsifikonte dokumentet në lidhje me lindjen e tij në Kamerun për të imituar edhe babain e tij.
“Ai në fakt ka lindur më 19 korrik 2000. Tani ai shfaqet si i lindur më 20 nëntor 2004”, ka delaruar Joseph Moukoko./IndeksOnline/