75 Mall Live Search
10:46 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / FR

Një burrë dyshohet se tentoi ta dhunonte një grua në Leposaviq

Një grua ka raportuar në polici se përderisa ishte në shtëpinë e saj bashkë me dy fëmijët, një burrë pa dëshirën e saj ka tentuar ta prek dhe i ka shprehur fjalë dhunuese.

Rasti ka ndodhur në Leposaviq, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ka qenë në shtëpi me dy fëmijët e saj, ka shkuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pa dëshirën e saj ka tentuar ta përkëdhel si dhe i ka shprehur fjalë  dhune. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.