75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / FR

Një burrë dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një shtëpie në Prishtinë

Një burrë dyshohet se ka shtënë me armë ndaj një shtëpie në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje me pronarin e kësaj shtëpie.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit në vendbanimin e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, dy karikatorë dhe 200 fishekë.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës por pa pasoja në njerëz. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar : një pistoletë, një gëzhojë dy karikatorë dhe katër pako me nga 50 copë fishekë (200 fishekë). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.