Juventusi me fat ndaj Venezias, merr një pikë në “frymën e fundit”

Venezia ka bërë befasinë e mbrëmjes në Serie A.
Djelmoshat e udhëhequr nga Di Francesco, morrën një pikë të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.
Rezultati përfundimtar në “Allianz Stadium” ishte i barabartë 2-2, me Juventusin që barazoi rezultatin disa sekonda paea fundit të ndeshjes.
”Zonja e vjetër” e mbylli pjesën e parë në epërsi, me golin e Federico Gatti, në minutën e 19-të.
Por Venezia në pjesën e dytë arriti ta përmbyste rezultatin, derisa e lëshuan fitoren nga duart në sekondat e fundit.
Mikael Ellertsson barazoi shifrat në minutën e 61-të.
Venezia kaloi në epërsi në minutën e 83-të, me golin e Jay Idzes.
Por bardhezinjët i shpëtuan humbjes në minutën 90+5, kur Dusan Vlahovic u tregua i sakt nga penalltia.
Juventusi renditet në vendin e gjashtë në tabelë, me 28 pikë, ndërsa Venezia është në vendin e fundit, me 10 pikë./IndeksOnline/