75 Mall Live Search
23:00 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Aksidenti në Emshir/ Policia jep detaje, dy persona të lënduar

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident trafiku, në lagjen Emshir në Prishtinë.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.

Për IndeksOnline, Ahmeti tregoj se nga ky aksident, dy persona janë lënduar

“Sot rreth orës 20:15 në lagjen Emshir në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.