Ekskluzive/ Gati për ta “çmendur” tregun muzikor, zbulohen risitë nga Kidda

Hit pas hiti. Kidda mbrëmë lansoi këngën e titulluar “Prishe” të cilën e solli në duet me këngëtaren Fifi.
Mirëpo risitë nga këngëtari nuk kanë të ndalur.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se artisti pas këtij hiti do të vijë në duet me Mc Kreshën dhe Lyrical Son.
Por, surprizat nuk ndalën me kaq. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ai po përgatit projekte në duet edhe me Yll Limanin si dhe me 4 artistë internacional.
Duket se hitmakeri nuk do të ndalet edhe përtej oqeanit atlantik./Indeksonline/